Kryeparlamentari turk do të viziton Shqipërinë, më pas do të fal namazin në xhaminë e Shkodrës
Kryetari i Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë (TBMM), Mustafa Şentop, dhe delegacioni i tij shoqërues parlamentar do të vizitojnë Shqipërinë më 4 dhe 5 shkurt, transmeton Anadolu Agency (AA).
Şentop do të pritet nga kryetari i Parlamentit të Shqipërisë Gramoz Ruçi në Tiranë, ku ai do të qëndrojë për vizitë zyrtare.
Pas takimit kokë më kokë, Şentop dhe Ruçi do të kryesojnë një takim midis delegacioneve, pas të cilit dy kryeparlamentarët do të prononcohen para mediave.
Ruçi do të organizojë po ashtu drekë nderi për homologun turk dhe delegacionin parlamentar.
Në kuadër të takimeve të ditës së parë të vizitës, kryetari i parlamentit turk Şentop dhe delegacioni i tij do të priten edhe nga presidenti shqiptar Ilir Meta dhe do të takohen edhe me kryeministrin Edi Rama.
Në ditën e dytë të vizitës së tij, më 5 shkurt, Şentop do të falë namazin e xhumasë në Xhaminë Qendrore të Shkodrës dhe do të vendosë kurorë lulesh në Përmendoren e Hasan Riza Pashës, të cilin do ta vizitojë me delegacionin parlamentar.
Şentop në Shkodër do të vizitojë gjithashtu medresenë “Haxhi Sheh Shamia” dhe Institutin Yunus Emre.