Kryeparlamentari uron Krishtlindjet
24 dhjetor 2022
| 16:11
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca, ka uruar besimtarët katolikë për Krishtlindje.
Ai ka thënë se fryma e kësaj feste është mirënjohja dhe dashuria për njëri-tjetrin.
“Fryma e Krishtlindjes na bën që të kthehemi kah drita dhe të jemi mirënjohës për begatitë që na janë dhuruar. Mesazhi i saj vendos në zemrat tona një dëshirë për t’u dhënë gëzim edhe njerëzve të tjerë. Uroj që ta kaloni këtë festë në ngrohtësinë e shoqërisë së njerëzve tuaj më të dashur. Qofshit të mbushur me dritë, dashuri dhe plot gëzime, tani dhe gjithmonë! Gëzuar Krishtlindjen”, ka uruar Konjufca.