Kryeparlamentari Veseli nënshkruan ligjet për ushtrinë
18 dhjetor 2018
| 13:37
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë me dije se ka nënshkruar tri ligjet për transformimin e FSK-së në ushtri, të cilat janë miratuar nga deputetët e Kuvendit më 14 dhjetor.
“Me një ndjenjë të veçantë, sot nënshkrova ligjet për transformimin e FSK-së në ushtri. Ky ishte një prej nënshkrimeve më të mira dhe më të vlefshme”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/
https://www.facebook.com/kadriveseliofficial/photos/a.215840038591210/1150701821771689/?type=3&theater