
Kryeparlamentari Veseli nesër viziton Maqedoninë
26 shtator 2018
| 18:29
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, nesër do të qëndrojë për vizitë zyrtare në Maqedoni.
Gjatë qëndrimit në Shkup, kryeparlamentari Veseli do të pritet nga kryetari i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi.
Në takim, të dy homologët do të flasin për marrëdhëniet midis dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimin ndërparlamentar, si dhe aspiratat e përbashkëta euroatlantike të Kosovës dhe Maqedonisë.
/Epoka e re/