Kryeparlamentari Veseli përkujton luftëtarët Rasim Kiçina dhe Bedri Shala
30 maj 2019
| 15:51
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetar i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli, ka përkujtuar Rasim Kiçina dhe Bedri Shala duke thënë se ata ishin luftëtarë emblematikë të UÇK-së.
Sipas Veselit, i përjetshëm do të jetë nderimi i kombit tonë për sakrificën e tyre.
“Rasim Kiçina dhe Bedri Shala ishin luftëtarë emblematikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. I përjetshëm do të jetë nderimi i kombit tonë për sakrificën e tyre sublime për atdheun”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/