Kryeparlamentari Veseli uron kryeministrin e ri britanik
Kryetari i Kuvendit të Kosovës dhe lideri i PDK-së, Kadri Veseli, ka uruar Boris Johnsonin për zgjedhjen kryeministër i Britanisë së Madhe dhe kryetar të Partisë Konservatore.
Veseli ka thënë se zgjedhja e Johnsonit në krye të ekzekutivit britanik do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet e Kosovë me Britaninë e Madhe.
“Uroj Boris Johnson për zgjedhjen si kryetar i Partisë Konservatore dhe Kryeministër i Britanisë së Madhe. Gjatë kohës që ishte në drejtim të Ministrisë së Jashtme britanike ai ka treguar vëmendje të madhe ndaj Kosovës dhe Ballkanit. Zgjedhja e tij në krye të ekzekutivit do të përmirësojë edhe më tej marrëdhëniet e vendin tonë me këtë shtet mik. Partia Demokratike e Kosovës është gjithashtu aleate e Partisë Konservatore dhe ne jemi të bindur që nën udhëheqjen e tij kjo parti do të arrijë suksese të mëtejshme, ndërsa bashkëpunimi ynë ndërpartiak do të forcohet edhe më shumë”, ka shkruar Veseli në llogarinë e vet në “Facebook”.
/Epoka e re/