Kryeparlamentari Veseli, vizitë zyrtare në Çeki
07 tetor 2018
| 14:29
Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka udhëtuar për vizitë zyrtare në Çeki.
Gjatë kësaj vizite, kreu i Kuvendit do të marrë pjesë në Forumin 2000, i cili mbahet në kryeqytetin çek.
Po ashtu, gjatë qëndrimit në Pragë, kryeparlamentari Veseli do të pritet në një takim të veçantë nga homologu i tij çek, kryetar i Senatit të Republikës Çeke, Milan Štěch.
Në takim, të dy homologët do të flasin për marrëdhëniet midis dy vendeve, mundësitë e thellimit të bashkëpunimin ndërparlamentar, si dhe vazhdimin e mbështetjes së Republikës Çeke për Kosovën në të gjitha fushat.
Veseli gjithashtu do të zhvillojë edhe takime të tjera me përfaqësues të ndryshëm të politikës çeke.
/Epoka e re/