Kryeparlamentarja Osmani uron besimtarët ortodoksë për festën e Pashkëve

19 prill 2020 | 12:14

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka uruar besimtarët ortodoksë me rastin e festës së Pashkëve.

“Në këto ditë kur po përballemi nga pandemia Covid-19, Festa e Pashkëve ortodoks duhet të shërbejë për ta bartur mesazhin e unitetit dhe solidaritetit njerëzor.  Ashtu siç Pashka simbolizon kalimin nga e përkohshmja në të përjetshmen, duhet ta ringjallim forcën për të ecur përpara me besim tek njëri-tjetri për një të ardhme më të mirë! Për shumë mote Pashkët, gjithë besimtarëve ortodoksë!​”, është thënë në urimin e Osmanit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Evropës do t'i duhen të paktën 500 miliardë euro nga…