Kryeparlamentarja shqiptare Nikolla uron Ditën e Pavarësisë së Kosovës

17 shkurt 2023 | 11:04

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Lindita Nikolla ka dërguar mesazh urimi me rastin e 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës.

Nikolla mes tjerash ka thënë se si sot, 15 vjet më parë, në atë dimër shprese të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë. Pergamena 200-vjeçare në të cilën janë “qëndisur” teksti dhe nënshkrimet e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, është simboli i përpjekjeve titanike të vëllezërve kosovarë për çlirim, liri, pavarësi e drejtësi.

“Në këtë ditë historike i shpreh urimet e mia dhe të Kuvendit të Shqipërisë, Kuvendit të Republikës së Kosovës, kryetarit Glauk Konjufca si edhe popullit të Kosovës.”, ka shkruar Nikolla.

“ Si sot, 15 vjet më parë, në atë dimër shprese të vitit 2008, Kosova shpalli pavarësinë. Pergamena 200-vjeçare në të cilën janë “qëndisur” teksti dhe nënshkrimet e Deklaratës së Pavarësisë së Kosovës, është simboli i përpjekjeve titanike të vëllezërve kosovarë për çlirim, liri, pavarësi e drejtësi. Pavarësia e Kosovës është vijimi logjik i Kosovës së lirë. Kosovës e lire është rezultat i luftës çlirimtare të UÇK dhe popullit kosovar. Rezultat i rezistencës dhe përpjekjeve paqësore të popullit dhe udhëheqësve kosovarë për të sensibilizuar ShBA, BE dhe vendet e tjera të botës së qytetëruar. Të gjithë këta faktorë bënë të mundur çlirimi dhe liria e Kosovës të bëhej provë e ndërgjegjes së botës së lirë ndaj një populli të shtypur. Kuvendi i Shqipërisë është në mbështetje të së vërtetës dhe të së drejtës për luftën çlirimtare të UÇK, integrimeve evro-atlantike, rritjes së njohjeve dhe anëtarësimit të Kosovës në organizatat ndërkombëtare, dialogut të këshilluar nga ShBA e BE dhe ndërmjetësuar nga BE për normalizimin e raporteve me Serbinë dhe rritjes së kontributit të Kosovës për paqen dhe sigurinë në rajon, kontinent e më gjerë. Në këtë ditë historike i shpreh urimet e mia dhe të Kuvendit të Shqipërisë Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kryetarit Glauk Konjufca si edhe popullit të Kosovës”, shkruan Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Për nder të 15-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kryetari i…