Kryeparlamentarja sllovene: E mbështesim anëtarësimin e Kosovës në çdo mekanizëm të BE-së
01 korrik 2024
| 12:44
Kryetarja e Kuvendit të Sllovenisë, Urshka Klakoçar-Zupançiq, është shprehur e kënaqur me vizitën e saj sot në Prishtinë, dhe takimin e pritjen që e pati nga homologu i saj, Glauk Konjufca.
Ajo, në një konferencë për medie, ka theksuar se Sllovenia do të mbështesë Kosovën në të gjiha rrugëtimet e saja për anëtarësim në mekanizmat evropian.
“Do të përmirësojmë bashkëpunimin mes dy parlamenteve. Sllovenia do të mbështesë Kosovën në rrugëtimin e saj për anëtarësim në BE, dhe drejt fushave të ndryshme legjislative”.
“Sllovenia është një mike e Kosovës dhe do të mbështesim kështu. Sllovenia do të ju mbështesë për të gjitha përpjekjet e juaja për anëtarësim në mekanizma të tjerë”, ka thënë Klakoçar-Zupançiq.