
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë uron Fitër Bajramin
30 mars 2025
| 19:52
Kryepeshkopi i Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, Joan Pelus vizitoi këtë të diel selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të uruar besimtarët për festën e Fitër Bajramit.
“Si çdo pasuri, duhet të kujdesemi për të, ashtu siç janë kujdesur paraardhësit tanë, drejtuesit e mëparshëm të komuniteteve fetare. Kështu, kemi përgjegjësinë t’ia trashëgojmë atë brezave që do të vijnë. Për këtë nuk mjafton vetëm puna e klerikëve të secilit komunitet, por të gjithë duhet të japin kontributin e tyre”, tha ai.
Kryepeshkopi Joan u prit nga kryetari i Komunitetit Mysliman, hoxhë Bujar Spahiu.