![](https://www.epokaere.com/wp-content/uploads/2022/10/9B645169-5119-4F7B-8DFF-4D50D8462EF8.jpeg)
Kryeprokurori i Hagës kërkon vazhdimin e paraburgimit për Krasniqin dhe Selimin
29 tetor 2022
| 18:02
Kreu i Prokurorisë Speciale të Hagës, Jack Smith, në dy vendimet e publikuara në faqen zyrtare të Dhomave të Specializuara ka kërkuar që Gjyqtari i Procedurës Paraprake të vazhdojë paraburgimin për Jakup Krasniqin dhe për Rexhep Selimin.
Smith në argumentimin e tij ka thënë se ende ekziston rreziku “për arratisje, shkatërrim, fshehje, ndryshim provash të një krimi” dhe për “pengim të procedimit penal”.
“Për këto arsye, Gjyqtari i Procedurës Parakrake duhet të urdhërojë vazhdimin e paraburgimit për z.Krasniqi”, thuhet në vendim.