Kryeprokurori i Mitrovicës: 20 mijë lëndë presin në stacionet e policisë

03 dhjetor 2017 | 22:51

Kryeprokurori i Mitrovicës, Shyqyri Syla, ka folur për lëndët që presin në stacionet e policisë në tërë regjionin e Mitrovicës e që janë parashkruar.

“Problemet janë të mëdha se lëndët që kanë mbetur në veri janë të vjetërsuara, pastaj lëndët nëpër stacionet policore nuk janë marrë një kohë të gjatë. Po ashtu, kemi lëndë të vjetërsuara dhe kjo ka shkaktuar pasoja të mëdha”, ka thënë Syla.

Sipas kryeprokurorit të Mitrovicës, bëhet fjalë për diku 20 mijë lëndë që presin në stacionet e policisë.

“Po ndoshta numri i përgjithshëm i të gjitha natyrave të lëndëve, duke filluar me kryerës të njohur të panjohur dhe me raporte të veçanta duhet të jetë 20 mijë lëndë për krejt regjionin”, ka theksuar Syla në “Drejtësia në Kosovë”. /kallxo.com/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Autoritetet e Shqipërisë thonë se përkundër reshjeve më të dobëta…