Kryeprokurori i Pejës diskutoi për planin e punës për vitin 2020 me shoqërinë civile dhe mediet
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Pejës, Agim Kurmehaj, ka mbajtur takim me përfaqësues të organizatave joqeveritare dhe medieve.
Gjatë takimit të sotëm është diskutuar për objektivat e planit të punës se kësaj prokurorie për vitin 2020, ku përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe medieve kanë pasur mundësi të rekomandojnë propozime të ndryshme para hartimit të planit të punës për vitin e ardhshëm nga Prokuroria Themelore e Pejës.
Të pranishmit e vlerësuan se diskutimet e tilla janë të mirëseardhura dhe janë në interes të përgjithshëm për luftimin e dukurive negative që janë nën kompetencën ligjore dhe territoriale të Prokurorisë Themelore të Pejës.
Kryeprokurori Kurmehaj falënderoi të pranishmit për kontributin e tyre, ku njëkohësisht u zotua se rekomandimet e marra gjatë këtij takimi do të shqyrtohen për përfshirjen e tyre si pjesë e planit të punës, i cili do hartohet nga kjo prokurori.