Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, Blerim Isufaj, po qëndron për vizitë zyrtare në Londër

22 nëntor 2024 | 17:01

Një delegacion nga Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, i kryesuar nga kryeprokurori i kësaj prokuroria z. Blerim Isufaj, po realizojnë vizitë zyrtare në Londër të Britanisë së Bashkuar.

Qëllimi i kësaj vizitë është marrja e përvojave të shtetit Britanik lidhur me funksionimin e sistemit prokurorial, dhe institucioneve tjera të drejtësisë.

Gjatë takimeve të zhvilluara në Zyrën për Mashtrime të Rënda, në Policinë Metropolitan, në Gjykatën Southwark dhe në Shërbimin e Prokurorisë së Kurorës, delegacioni nga Prokuroria Speciale, është njohur nga afër me praktikat britanike në fushën e drejtësisë, me theks të veçantë për qasjen ndaj hetimeve, për strategjitë e hetimit, për sfidat gjatë ndjekjes penale, për hetimet financiare dhe pastrimin e parave. Kjo vizitë është mundësuar dhe mbështetur nga Ambasada e Britanisë së Bashkuar në Prishtinë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryesia e Kuvendit do të mblidhet të hënën nga ora…