Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, Zejnullah Gashi mori pjesë në trajnimin e organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës

12 prill 2025 | 18:40

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Prishtinë, z.Zejnullah Gashi ishte pjesë e trajnimit të organizuar nga Zyra e Këshillit të Evropës në Prishtinë, trajnim ky me fokus në çështjet që ndërlidhen me lirinë e medias, sigurinë e gazetarëve dhe paditë SLAPP. Kryeprokurori Gashi në fjalën e tij hyrëse theksoi se prokuroria si garantuese e ligjshmërisë nuk mund të qëndroj indiferente ndaj fenomeneve që kanë për qëllim cenimin dhe dëmtimin e të drejtave themelore të qytetarëve. I njëjti ka theksuar se Prokuroria Themelore në Prishtinë do të mbetet e përkushtuar që të mbrojë të drejtat themelore të qytetarëve dhe të veprojë me përgjegjësi ndaj çdo akti që cenon demokracinë dhe lirinë e medias. Prokurori Gashi në fund falënderoi Zyrën e Këshillit të Evropës në Prishtinë për mbështetjen e dhënë karshi kërkesës së tij për trajnimin e prokurorëve dhe stafit mbështetës të Prokurorisë Themelore në Prishtinë mbi këto tema, duke vlerësuar se një mbështetje e tillë është thelbësore për të forcuar edhe më tutje qasjen proaktive të Prokurorisë Themelore në Prishtinë në mbrojtjen e të drejtave themelore, përfshirë këtu edhe lirinë e medias si dhe mbrojtjen e gazetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtarët amerikanë të caktuar në Komandën Rajonale në Lindje të…