Kryeprokurori i Shtetit dhe ambasadori italian diskutojnë për forcimin e sundimit të ligjit

17 mars 2022 | 11:43

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka pritur në takim Ambasadorin e Italisë në Kosovë, Antonello De Riu.

Kryeprokurori Lumezi dhe Ambasadori De Riu patën diskutime produktive lidhur me çështjet e interesit të përbashkët, përkatësisht forcimin e sundimit të ligjit, që do të ndikonte në nxitjen e investimeve italiane në Republikën e Kosovës dhe intensifikimin bashkëpunimit të ndërsjellë në çështjet e drejtësisë.

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, ka çmuar përkrahjen dhe ndihmën që ka dhënë Italia dhe vazhdon ta japë në forma të ndryshme për konsolidimin e shtetit ligjor.

Në fund, bashkëbiseduesit e vlerësuan mjaft të dobishëm këtë takim dhe u pajtuan që bashkëpunimi institucional të thellohet edhe në të ardhmen.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Jennifer Lopez ka ngritur temperaturat me të brendshme të tejdukshme…