Kryeprokurori i Shtetit: Do të ketë burg e gjoba për bizneset që rritën çmimet

10 mars 2022 | 22:20

Kryeprokurori i Shtetit ka bërë të ditur se, në bashkëpunim me policinë dhe Inspektoratin e Tregut, do t’i ndërmarrë veprimet ligjore (dënim me burg dhe gjobë) ndaj bizneseve, të cilët, në mënyrë të drejtpërdrejtë apo të tërthortë, ndikojnë në vënien e çmimeve të padrejta të shitjes së artikujve ushqimor.

Në një komunikatë për media, Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit tutje thotë se veprime ligjore do të merren edhe ndaj atyre bizneseve që në ndonjë mënyrë të padrejtë rregullojnë çmimet e blerjes apo shitjes së mallrave.

Kujtojmë se këto veprime të Kryeprokurorit të Shtetit, së bashku me Policinë e Kosovës, vijnë pasi në vend çmimet e artikujve ushqimor, siç është vaji, kanë arritur në 3.49 euro për litër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Krimet Ekonomike të Policisë së Kosovës sonte kanë ndërmarrë aksion…