Kryeprokurori i shtetit kërkon hetime për skandalin e KQZ-së

11 shkurt 2025 | 13:01

Zyra e Kryeprokurorit të Kosovës ka njoftuar se ka kërkuar nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) informacione për rënien e faqes në kohën e numërimit të votave.

Kryeprokuroria ka kërkuar informacione për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale.

“Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit informon opinionin publik se Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë ditës së djeshme, pasi ka pranuar informacion rreth mos-funksionimit të platformës së KQZ-së, ka kërkuar nga ky institucion marrjen e informatave të nevojshme për të vërtetuar nëse ka elemente të kryerjes së ndonjë vepre penale apo jo”, ka njoftuar zyra e Prokurorit të Shtetit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Dëshmitari Sylejman Selimi pohoi se deri në pranverë të vitit…