Kryeprokurori i Shtetit ofron mbështetje për luftimin e veprimtarive ilegale të shërbimeve të internetit dhe TV kanaleve

09 janar 2024 | 15:08

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka pritur të martën në takim përfaqësuesit e operatorëve të shërbimeve elektronike dhe Këshillit të Pavarur të Mediave (KPM).

Temë e diskutimeve të përbashkëta ishte parandalimi dhe luftimi i veprimeve të operatorëve ilegal, të cilët, në mënyrë të kundërligjshme dhe përmes ndërhyrjes së paautorizuar janë duke ofruar shërbime ilegale të internetit dhe TV kanaleve brenda territorit të Republikës së Kosovës.

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka shprehur gatishmërinë e tij dhe institucionit që përfaqëson për trajtim e shpejtë dhe profesional të rasteve që kanë të bëjnë me parandalimin dhe luftimin e kësaj dukurie, si dhe ka kërkuar mbështetjen e të gjithë operatorëve të licencuar që të bashkëpunojnë me prokurorinë për identifikimin e të gjitha veprimtarive ilegale, për çka operatorët janë zotuar se do të ofrojnë një mbështetje të tillë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Futbollisti i Kosovës Edon Zhegrova, është zgjedhur lojtar i muaj…