Kryeprokurori i Shtetit priti në takim përfaqësuesit e platformës Lexdoks

14 korrik 2023 | 16:02

Ushtruesi i detyrës së kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi ka pritur sot në takim përfaqësuesit e platformës për hulumtim të integruar ligjor në Kosovë, Lexdoks.com, Alban Muriqi dhe Alban Krasniqi.

U. d. kryeprokurori Kelmendi dhe përfaqësuesit e platformës Lexdoks patën diskutim produktiv mbi rolin e teknologjisë në avancimin e hulumtimit ligjor për nevojat e prokurorisë.

Nga përfaqësuesit e platformës u prezantua edhe mundësia që sistemi prokurorial të përfitoj nga qasja në këtë platformë.
Përfaqësuesit e platformës Lexdoks i prezantuan u.d. kryeprokurorit Kelemndi karakteristikat dhe mundësitë që përdorimi i kësaj platforme do të krijonte për Prokurorët dhe stafin e sistemit Prokurorial të Kosovës.

Lexdoks.com është platformë e mençur kërkimi që u mundëson përdoruesve qasje të shpejtë në të gjithë dokumentet e legjislacionit primarë dhe sekondar si dhe praktikës gjyqësore të Republikës së Kosovës, duke i bërë ato elektronikisht të kërkueshme, lehtësisht të qasshme dhe të përshtatshme për citim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
La Liga spanjolle është kampionati i dytë më i vjetër…