Kryeprokurori i Shtetit uron Pashkët

31 mars 2024 | 12:21

Ushtruesi i detyrës së Kryeprokurorit të Shtetit, Besim Kelmendi, ka uruar besimtarët katolikë me rastin e festës së Pashkëve.

“Të nderuar besimtarë katolikë që kremtoni festën e Pashkëve. Vlerat që i bartë festa e Pashkëve janë një nxitje për secilin besimtarë dhe njeri vullnetmirë që të besoj tek e mira, të shpresoj tek e ardhmja dhe të punojë në forcimin e paqes, sepse kështu arrihet që të ndërtohet një shoqëri prosperuese, në themel të së cilës qëndron drejtësia. Festat si kjo japin energji dhe përçojnë mesazhe pozitive te të gjithë, prandaj, në frymën e kësaj, uroj që në shtëpitë dhe familjet tuaja të mbizotërojë gëzimi, shpresa dhe mirësia! Për shumë mot Pashkët!”, ka uruar Kelmendi.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Festivali i basketbollit në Vlorë do të përmbyllet sonte me…