Kryeprokurori Isufaj konfirmon se janë disa të ndaluar pas sulmit në Banjskë të Zveçanit

24 shtator 2023 | 21:41

Blerim Isufaj, Kryeprokuror i Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës (PSRK), tha se ka të ndaluar pas sulmit në Banjskë të Zveçanit, por nuk ka dhënë detaje për numrin e saktë.

“Nuk mundemi të komentojmë kurgjo, kemi të ndaluar por nuk muj me ju thanë ma shumë”, tha Isufaj, për “Betimi për Drejtësi”.

Isufaj nuk ka pranuar të tregojë numrin e të ndaluarve, duke shtuar “për momentin nuk mundem me ju thanë ma shumë”.

Ndryshe, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e quajti “formacion profesionist” grupin e personave që kreu sulm të armatosur në veri të Kosovës, ku mbeti i vrarë polici Afrim Bunjaku.

Në ceremoninë e ndezjes së qirinjve për policin e vrarë, Kurti tha se më shumë informata mbi sulmuesit e dyshuar priten në periudhën në vazhdim.

“Nga ato çfarë kemi mësuar deri më tani, janë ato që i kemi menduar edhe më herët. Bëhet fjalë për një formacion terrorist e kriminal, profesionist, i cili e ka planifikuar dhe përgatitur gjatë këtë çfarë ka kryer sot. Nuk paraqet një bandë të kontrabandës, por një strukturë mercenare, e cila është e përkrahur politikisht, financiarisht e logjistikisht nga Beogradi zyrtar”, tha Kurti në një deklaratë për media.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë se Vuçiq bëri…