Kryeprokurori: Katër të intervistuar në lidhje me zhdukjen e dy policëve

02 maj 2018 | 19:44

Kryeprokrori i Prokurorisë në Ferizaj, Shukri Jashari, ka thënë për “kallxo.com” se janë intervistuar katër persona në lidhje me zhdukjen e dy policëve, që me veturën zyrtare ranë nga rruga Kaçanik – Hani i Elezit në ujërat e lumit Lepenc.

“Deri më tani janë intervistuar katër persona në lidhje me rastin”, ka thënë kryeprokurori Jashari.

Kryeprokurori Jashari ka treguar se është duke u bërë ekspertizë e veturës me të cilën janë aksidentuar dy policët.

“Është kërkuar ekspertizë për veturën e aksidentuar për mbetjet e veturës për pjesët e trupit që janë gjetur, nesër apo pasnesër do të dalin rezultatet”, ka thënë Jashari.

Kryeprokurori ka thënë se ekspertiza është duke u bërë për të treguar se si ka ndodhur ngjarja në aksidentin e policëve.

“Ekspertët e komunikacionit kanë bërë ekspertizën për të shikuar dhe për të dalë me një version se si ka ndodhur ngjarja. Dyshimi i parë është që trupat kanë rënë në lum. Deri me tani kaq kemi”, ka deklaruar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Zëdhënës i Policisë për rajonin e Ferizajt, Agim Gashi ka…