Kryeprokurori Lumezi ngushëllon familjen e prokurorit që vdiq nga koronavirusi

18 korrik 2020 | 12:59

Kryeprokurori i shtetit, Aleksander Lumezi, ka ngushëlluar familjen e prokurorit Ismet Ukshini që sot vdiq nga koronavirusi.

Ai ka deklruar se Ukshini ishte shembull për profezionalizëm dhe dinjitet.

Telegrami i plotë:

E nderuara familje Ukshini,

Me pikëllim të thellë mora lajmin e ndarjes nga jeta të familjarit tuaj dhe kolegut tonë, prokurorit të Prokurorisë Themelore në Gjilan, Ismet Ukshini, i cili, fatkeqësisht humbi betejën me pandeminë COVID-19.

Me lejoni të shpreh dhimbjen dhe ngushëllimet e mia më të sinqerta për Ju si familje, për të gjithë kolegët dhe bashkëpunëtorët e prokurorit Ukshini.

Kujtojmë se prokurori Ismet Ukshini ishte shembull, i cili më përkushtim, dinjitet dhe profesionalizëm të lartë i shërbeu institucionit dhe vendit.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Nga viti i ardhshëm Kosova A do të paraqitet në…