Lumezi paralajmëron hetime në rastin e 53 milionëshit të “Bechtelit”

08 qershor 2018 | 19:15

Kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka paralajmëruar nisjen e hetimeve nëse gjenden dyshimet e bazuara se janë kryer shkelje në rastin e “Bechtel Enkas”, së cilës Qeveria e Kosovës ia dha para disa ditësh 53 milionë euro.

Kjo shumë e parave të ndara për këtë kompani ka ngritur reagime nga shoqëria civile por edhe nga spektri politik e cila erdhi si pasojë e mos përmbushjes të detyrimeve të kontratës nga ana e qeverisë së Kosovës.

Shoqëria civile i është drejtuar sot kryeprokurorit Aleksander Lumezi përmes një letre, duke i kërkuar atij të marrë masa për humbjen e 53 milionëve nga buxheti i shtetit, dhënë kompanisë “Bechtel Enkas”.

Sipas tyre, zhvatja e 53 milionë eurove ka adresën e institucioneve, ka vendimet e marra nga këto institucione dhe dokumentet përkatëse (kontrata specifike) të cilat shumë lehtë mund të tregojnë emrat e përgjegjësve ligjore për këtë plaçkitje të pasurisë publike.

Por kryeprokurori i Shtetit, Aleksander Lumezi ka thënë të premten për “Gazetën Express” se Prokurori ne bashkëpunim me task forcën speciale nuk e ka pritur letrën e shoqeris civile, por sqaron se ka nisur grumbullimi i informatave për të gjetur nëse ka shkelje.

“Disa ditë me herët kemi filluar grumbullimin e të dhënave dhe informatave të nevojshme për të vërtetuar a ekziston dyshimi i bazuar se është kryer ndonjë vepër penale për të cilën ndjekja ndërrmiret sipas detyrës zyrtare”, ka bërë të ditur Lumezi.

Në skandalin e 53 milionëve, ministri i Infrastukturës ,Pal Lekaj dhe ish-ministri, Lutfi Zharku e kanë akuzuar njëri tjetrin për situatën e krijuar rreth kësaj shume të parave që i kushtoi buxhetit të shtetit.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, i shoqëruar nga…