Kryeprokurori Shyqyri Syla vazhdon takimet e hapura me qytetarë
06 nëntor 2018
| 15:00
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Shyqyri Syla, në vazhdën e takimeve të ndryshme javore, e ka caktuar ditën e premte nga ora 13:00 deri në orën 15:00, për takime me qytetarë në zyrën e tij, për të gjitha palët e interesuara.
Në ditët e kaluara interesimi për takim me Kryeprokurorin Syla ka qenë mjaft i madh, dhe qytetarët janë shprehur mirënjohës me mundësinë për të takuar kreun e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës.
Qytetarët e interesuar të cilët kanë vizituar Prokurorinë Themelore të Mitrovicës kanë shprehur interesimin për çështje dhe kërkesa të ndryshme, ndërkaq Syla shprehi gatishmërinë dhe përkrahjen e institucionit që ai drejton rreth kërkesave të qytetarëve, duke u dhënë edhe sqarimet e duhura.
/Epoka e re/