Kryeprokurori Ujkani pret në takim studentët e Fakultetit Juridik
Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Mitrovicës, Ismet Ujkani, ka pritur të martën në një takim studentët e Fakultetit Juridik të universiteteve publike “Hasan Prishtina” dhe “Isa Boletini” si dhe kolegjeve private, vizitë kjo e organizuar nga “Lëvizja FOL” në kuadër të projektit “Sektori i Drejtësisë në Kosovë – i përgjegjshëm, i besueshëm dhe transparent”.
Qëllimi i vizitës së studentëve ishte njohja në mënyrë të drejtpërdrejtë me punën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Me këtë rast, kryeprokurori Ujkani i njoftoi studentët lidhur me punën, sfidat që e kanë përcjell këtë institucion,si dhe të arriturat e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë.
Studentët parashtruan pyetje të ndryshme lidhur me punën e Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, në të cilat kryeprokurori Ujkani dha përgjigje, dhe në fund të takimit i shoqëroj studentët nëpër ambientet e kësaj prokurorie.