Kryeqyteti i Somalisë goditet nga një eksplodim i madh

02 shtator 2018 | 15:13

Një sulmues vetëvrasës ka sulmuar Qeverinë në kryeqytetin e Somalisë, Mogadishu, duke shkaktuar shembjen e një shkolle, raportojnë autoritetet somaleze.

Vetura që ka eksploduar në zonë, ka lënë të vdekur tre ushtarë dhe 14 persona të tjerë të plagosur, duke përfshirë 6 fëmijë.

Sulmi po ashtu ka shkaktuar dëme në shtëpitë në afërsi dhe në një xhami. Grupi militant al-Shabab, ka marrë përgjegjësinë për sulmin.

Somalia është përballur me jostabilitet dhe dhunë që nga viti 1991.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është ndalur në një takim…