Kryeqyteti së shpejti do të bëhet me hartë zonale

16 prill 2019 | 13:37

Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor (MMPH), Fatmir Matoshi dhe kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, sot kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e Projektit “Hartimi i Planit Zhvillimor dhe Hartimi i Hartës Zonale të Komunës së Prishtinës”.

Projekti ka vlerën 170 mijë euro, ku 120 mijë janë financuar nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor për vitin fiskal 2019, ndërsa 50 mijë euro të tjera janë ndarë nga Komuna e Prishtinës.

Ministri Matoshi ka vlerësuar se hartimi i hartës zonale është një dokument shumë i rëndësishëm në fushën e planifikimit hapësinor për Komunën e Prishtinës.

“Ne jemi dakorduar që bashkë me komunën të përfshihemi në projektin e hartimit të Hartës Zonale dhe sot ky bashkëpunim mes nivelit qendror dhe lokal po finalizohet përmes një Marrëveshje Mirëkuptimi që e nënshkruam bashkë me kryetarin Shpend Ahmeti. Hartimi i Hartës Zonale është një dokument i rëndësishëm për komunën dhe kryeqytetin”, është shprehur Matoshi.

Ministri Matoshi dhe kryetari Ahmeti kanë diskutuar edhe për projekte të tjera të përbashkëta si: krijimi i zonave të gjelbra, deponitë e materieve të ngurta, gjelbërimi vertikal etj.

Ndërsa kryetari i komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti ka mirëpritur bashkëpunimin me MMPH-në në të mirë të mjedisit në kryeqytet.

/Epoka e re/ 

 

 

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Politologu Bardhyl Mahmuti ka reaguar ndaj zjarrit që kaploi Katedralen…