Kryeqytetit i shtohen dy kënde lodrash për fëmijët me aftësi të kufizuara
21 dhjetor 2022
| 13:38
Kryetari i komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se kryeqytetit i janë shtuar dy kënde lodrash të qasshme për fëmijët me aftësi të kufizuara në lagjen “Ulpiana”.
Ai ka falënderuar partnerët e komunës së Prishtinës OSCE Mission in Kosovo dhe YARL-Youth are the real leaders, për realizimin e këtij projekti shumë të nevojshëm.
“Qasja e barabartë për të gjithë qytetarët është prioritet i yni. Jemi në hapat e duhur drejt Prishtina për të gjithë”, ka thënë Rama.