
Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Përparimi”: Shpifjet dhe insinuatat për të njollosur reputacionin e ndërmarrjes janë të papranueshme
Kryeshefi Ekzekutiv i NPL “Përparimi”, Fadil Bahtiri, ka reaguar ndaj shpifjeve dhe dezinformatave të dashakqinjëve të cilët nuk ia dëshirojnë të mirën kësaj ndërmarrje. Kryeshefi Bahtiri përmes një shkrimi në llogarinë e vet në facebook ka sqaruar opinionin publik lidhur me pretendimet e pavërteta që po qarkullojnë në këtë rrjet social në lidhje me pagesat e Trustit Pensional nga NPL “Përparimi”.
“Konfirmojmë se të gjitha pagesat e Trustit për punëtorët tanë janë kryer brenda afateve ligjore, dhe çdo pretendim ndryshe është i pabazë, me qëllim dëmtimin e imazhit të ndërmarrjes sonë. Nëse mjetet e Trustit nuk kanë kaluar në pasqyrat e punëtorëve, do t’i drejtohem kësaj të fundit për të kuptuar arsyen e vonesës.
Ftojmë këdo që ka paqartësi apo shqetësime lidhur me pagesat të drejtohet në administratën tonë për informacion të saktë, në vend që të bjerë pre e keqinformimeve”, ka shkruar ndër tjera në sqarim e tij kryeshefi ekzekutiv i NPL “Përparimi”, Fadil Bahtiri.
Reagimi i plotë i tij:
Reagim ndaj shpifjeve dhe dezinformatave,
Si Kryeshef Ekzekutiv i NPL “Përparimi”, dëshiroj të sqaroj opinionin publik lidhur me pretendimet e pavërteta që po qarkullojnë në këtë rrjet social. Konfirmojmë se të gjitha pagesat e Trustit për punëtorët tanë janë kryer brenda afateve ligjore, dhe çdo pretendim ndryshe është i pabazë, me qëllim dëmtimin e imazhit të ndërmarrjes sonë. Nëse mjetet e Trustit nuk kanë kaluar në pasqyrat e punëtorëve, do t’i drejtohem kësaj të fundit për të kuptuar arsyen e vonesës.
Ftojmë këdo që ka paqartësi apo shqetësime lidhur me pagesat të drejtohet në administratën tonë për informacion të saktë, në vend që të bjerë pre e keqinformimeve.
Sa i përket aludimeve mbi rritjen e pagave, ndërmarrja ka qenë gjithmonë e hapur për dialog me punëtorët dhe mbetet e përkushtuar për përmirësimin e kushteve të punës, në përputhje me mundësitë financiare dhe ligjore.
Përdorimi i shpifjeve dhe insinuatave për të njollosur reputacionin e ndërmarrjes është i papranueshëm. Ne mbetemi të përkushtuar në ofrimin e shërbimeve cilësore për qytetarët dhe trajtimin e drejtë të punëtorëve tanë.
Sinqerisht,
Fadil Bahtiri KE!