Kryeshefi i AKPPM-së, Sejdë Tolaj përfaqëson Kosovën në Podgoricë
Kryeshefi i Agjencisë së Kosovës për Produkte dhe Pajisje Medicinale, Sejdë Tolaj me bashkëpunëtor është duke e përfaqësuar Kosovën në konferencën rajonale “Perspektiva evropiane e CinMed përmes bashkëpunimit dhe partneritetit drejt një qëllimi të përbashkët” e cila po mbahet në Podgoricë.
Me ftesë të Institutit për barna dhe pajisje mjekësore në Mal të Zi, kryeshefi i AKPPM, Sejdë Tolaj me bashkëpunëtorë po marrin pjesë në konferencën rajonale “Perspektiva evropiane e CinMed përmes bashkëpunimit dhe partneritetit drejt një qëllimi të përbashkët” e cila po mbahet në Podgoricë nga data 01-03 dhjetor 2022.
Në këtë konferencë janë duke u trajtuar tema të zhvillimeve të reja dhe aktuale në sektorin farmaceutik, me theks të veçantë në rregulloret dhe udhëzimet ne fushën e pajisjeve mjekësore, për praktiken e mirë të shpërndarjes (GDP), praktikës së mirë të farmakovigjilences (GVP) dhe parandalimit të hyrjes se barnave të vjedhura dhe të falsifikuara në zingjirin ligjor të furnizimit.