Kryeshefi i Arkivit priti në takim majorin Glenford Rose

05 korrik 2021 | 18:42

Përfaqësuesi i Ekipit Këshillues dhe Ndërlidhës të NATO-s (NALT) në Ministrinë e Mbrojtjes të Republikës së Kosovës, major Glenford Rose, ka vizituar sot Agjencinë Shtetërore të Arkivave  të Kosovës. Majori Rose u interesua për mundësitë dhe për format e ndihmës që mund të japë Agjencia Shtetërore e Arkivave e Kosovës për konsolidimin dhe kompletimin e mëtejshëm të Arkivit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Kryeshefi i Agjencisë Shtetërore i Arkivave të Kosovës, Bedri Zyberaj, i ka premtuar majori Rose se nuk do të mungojë ndihma e Agjencisë dhe me të gjitha mundësitë që ka ky institucion, do të ofrojë ndihmë profesionale për të gjitha çështjet që u shtruan në takimin e tyre, por edhe për të tjera problematika që do të dalin gjatë rrugëtimit të përbashkët deri në finalizimin dhe kompletimin e plotë të Arkivit të Ministrisë së Mbrojtjes.

Majori Rose në fund të takimit vizitoi bibliotekën dhe disa mjedise të Arkivit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Greqia, që bën pjesë në pesëshen e palëkundur mosnjohëse të…