
Kryeshefi i KOSTT-it për mungesën e rrymës: Po përballemi me ngarkesë si rezultat i zhvillimit ekonomik
27 dhjetor 2024
| 11:03
Evetar Zeqiri, kryeshef ekzekutiv i KOSTT-it, ka folur në lidhje me reduktimet e energjisë elektrike me të cilat po përballet Kosova.
Në një konferencë për medie, Zeqiri ka dhënë një arsye interesante për këtë mungesë të rrymës.
Sipas Zeqirit, reduktimet janë bërë për shkak të ngarkesës së jashtëzakonshme si rezultat i zhvillimit ekonomik.
“Sistemi elektroenergjetik është duke u përballur me ngarkesë të jashtëzakonshme si rezultat i zhvillimit ekonomik që ka ndodhur në vitet e fundit, si rezultat i kërkesës për energji gjithnjë e në rritje”, ka thënë Zeqiri.