Kryeshefi i KRU “Gjakova”, vizitohet nga udhëheqësit e Agjencisë për Menaxhimin Emergjent

21 nëntor 2022 | 15:43

Kryeshefi Ekzekutiv i KRU “Gjakova”, Hasan Krasniqi ka pritur në takim Shefki Abdullahun- Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Kastriot Lajqin – Kryeinspektor në Menaxhim të Emergjencave, dhe Lorik Lipovecin Këshilltar Politik-Ministria e Punëve të Brendshme.

Gjatë këtij takimi, kryeshefi Krasniqi i ka njoftuar të pranishmit mbi gjendjen e përgjithshme të menaxhimit të situatës së krijuar nga të reshurat, ndërsa përfaqësuesit nga Ministria e Punëve të Brendshme i ofruan gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre ndaj Ujësjellësit.

Njoftimi i plotë:

Në kuadër të vizitave të rregullta pune në ambientet e zyrës së Kryeshefit Ekzekutiv z. Hasan Krasniqi, sot, ishin për vizitë; Shefki Abdullahu – Drejtor i përgjithshëm i Agjencisë për Menaxhimin Emergjent, Kastriot Lajqi – Kryeinspektor në Menaxhim të Emergjencave, dhe Lorik Lipoveci Këshilltar Politik-Ministria e Punëve të Brendshme.

Krasniqi njoftoi të pranishmit mbi gjendjen e përgjithshme të menaxhimit të situatës së krijuar nga të reshurat, zonat të cilat kanë paraqitur vështirësi në furnizim si dhe mobilizimin aktual krijuar nga ekipet e KRU “Gjakova” për të stabilizuar gjendjen aktuale.

Ndërsa përfaqësuesit nga Ministria e Punëve të Brendshme  ofruan gjithë mbështetjen dhe bashkëpunimin e tyre ndaj Ujësjellësit.

KRU “Gjakova” SH.A

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka nënshkruar të hënën memorandum mirëkuptimi me…