Bordet politike të LV-së anashkalojnë strategjitë zhvillimore, merren veç me populizëm

20 prill 2020 | 13:45

Kryeshefi Ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi përmes një video mesazhi iu është drejtuar punëtorëve të Telekomit dhe qytetarëve të Kosovës.

Mesazhi i plotë i Istrefit:

Të dashur Kolegë,

Në pamundësi që të ju takoj secilin personalisht po ju drejtohem me kete video dhe ju inkurajoj që të respektoni dhe ta përkrahni njeri-tjetrin. Vetëm më këtë mënyrë do të kemi rezultate pozitive.

Ne presim që ndikimi i COVID-19 të korrespondojë me një rënie të të hyrave te telekomit. Ne kompanitë e telekomit në vendet e zhvilluara kjo renie pritet te jete prej 3.4%  gjatë vitit 2020. Ndersa tek ne presim qe kjo % të jetë edhe më e larte.

Vlerësimet e ndikimit ekonomik të COVID-19 janë shumë variabile dhe lidhen direkt me përparimin e kësaj pandemie. Skenari makroekonomik bazohet në një sërë parashikimesh të GDP-së prandaj është mjaft sfiduese te dihet efekti direkt ne të hyratë e Telekomit.

Sidoqofte, ne si Telekom duhet të qëndrojmë më mirë se çdo industri tjeter në këtë krizë.

Rënia në EBITDA  është e pashmangshme për vitin 2020 dhe 2021 pasiqë baza e të ardhurave veq ka filluar te zvogëlohet.

Të dashtun,

Të gjithë e dini se vitin e kaluar u ballafaquam me veshtirësi të shumta në raport me MVNO-në, por ne dëgjuam zerin e secilit nga ju dhe ne nuk vazhduam tutje partneritetin.

Kjo ka qenë një pikëkthese për Telekomin e Kosoves. Pas kësaj ne bëmë te gjitha pergaditjet qe te rritet ARPU mobile por jashte çdo parashikimi u sfiduam me pandemine.

Ju siguroj të gjithëve se edhe këtë sfidë do ta kalojmë bashkë dhe rritja e Telekomit do të filloj.

Unë kam prezantuar një strategji të transformimit të kompanisë, në të cilën besoj shumë se do të bënte ndryshim thelbësor në punën e secilit por edhe në rritjen e performancës, ndërsa deri më sot nuk kemi pranuar perkrahje që të vazhdojmë me këtë strategji.

Madje kemi zera që jemi pjesë e trendit të shkarkimeve sikur në ndermarrjet e tjera publike.

Gjatë ditëve të kaluara kam pasur momente  kur kam menduar se a do të ishte me mire të paraqes dorëheqejen time. Por për dallim nga homologët e mij që janë pranë familjeve të  tyre une kam vendosur të jam edhe pranë familjes tjeter, pranë juve kolegëve të Telekomit, ku pa asnjë hezitim keni treguar përkushtimin tuaj maksimal.

Javët e kaluara jemi sfiduar edhe me një problem jo te zakonshëm brenda telekomit, ku një ish-koleg nga koha e ekselencës teknologjike të telekomit, tani zyrtar i lartë në ministrinë e linjës ka ftuar disa koleg në intervista për KE. Kjo ka shkaktuar përqarje brenda kolektivit të Telekomit.

Në fund dua të falenderoj ekipet teknike, ekipet e mirëmajtjes, ekipet e shitjes dhe te gjithe ju qe jeni duke kontribuar nga zyra apo distanca, dhe ju inkurajojë që të vazhdoni punen me profesionalizem dhe perkushtim.

Shëndet për juve dhe më të dashurit e juaj!

https://www.facebook.com/gazetaEpokaere/videos/156075092494092/?t=1

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri në detyrë dhe lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti,…