Kryeshefi i Telekomit takohet me drejtorin e policisë, temë diskutimi thellimi i bashkëpunimit

02 gusht 2019 | 12:50

Kryeshefi ekzekutiv i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, është takuar me drejtorin e Policisë së Kosovës, Rashit Qalaj, me të cilin ka diskutuar për mundësinë e thellimit të bashkëpunimit me qëllim të fuqizimit të ndërsjellë ndërinstitucional.

“Racionalizimi, mbikëqyrja dhe forcimi i shërbimeve duke ofruar përkrahje të ndërsjellë, shfrytëzimin e kapaciteteve dhe avancimi i shërbimeve me interes të përbashkët, ishin disa nga temat që u shtruan në takim. Telekomi është vlerë dhe pasuri e Kosovës. Ne jemi në shërbim të qytetarëve, duke ngritur besimin në shërbimet tona, profesionalizimin dhe respektimin e ligjit të institucionet, në veçanti, ngritjen e performancës dhe besueshmërinë për sektorët e ndjeshëm të shtetit tonë. Fuqizimi i Telekomit, është edhe fuqizim i shtetit tonë”, ka thënë Istrefi pas takimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Zhvillimit Ekonomik, Valdrin Lluka, së bashku me ambasadorin…