Kryeshefi i Telekomit u ndan mirënjohje punëtorëve të dalluar
02 maj 2019
| 14:35
Kryeshefi i Telekomit të Kosovës, Bedri Istrefi, ka ndarë sot mirënjohje për 22 punëtorë të dalluar, për punën e tyre të palodhshme dhe intensive, si dhe angazhimin e madh me orar të zgjatur të punës, në krijimin e hapësirave të reja dhe moderne në Telekomin e Kosovës.
“Puna dhe përkushtimi i tyre, dhe i shumë kolegëve tanë anekënd Kosovës, është motivi ynë shtesë që të vazhdojmë me realizimin e strategjisë sonë për zhvillimin e Telekomit të Kosovës, dhe njëherësh, të vazhdojmë t’i inkurajojmë dhe nxisim të gjithë punonjësit e kompanisë sonë që të punojnë me përkushtim, meqë praktika e tillë e ndarjes së mirënjohjeve, por edhe shpërblimeve për punonjësit e dalluar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen”, ka thënë Istrefi.
/Epoka e re/