Kryeshefi i ujësjellësit “Prishtina” kërkon që të kursehet uji i pijshëm
04 gusht 2019
| 16:13
Kryeshefi ekzekutiv i kompanisë rajonale të ujësjellësit “Prishtina”, Ilir Abdullahu, ka thënë se furnizimi global me ujë kërcënohet vazhdimisht gjithnjë e më shumë nga ndryshimet klimatike, mbikonsumi dhe menaxhimi i dobët.
“Apelojmë të kursehet uji i pijshëm, në të kundërtën do të përballemi me mungesa në furnizim të rregullt”, ka shkruar Abdullahu.
Ai ka postuar edhe disa fotografi të liqenit të Batllavës, të muajit korrik.
/Epoka e re/