Kryeshefi Morina: Qeveria dhe MZhE pasi e vlerësoi pozitivisht punën e “Unitetit”, na subvencionoj me 150 mijë euro
Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e ka subvencionuar me 147 000 euro për fundvit Kompanin Rajonale të Mirëmbajtjes “Unitetin”.
Lajmin e ka bërë të ditur Kryeshefi i KRM “Uniteti” Gazmend Morina. Sipas tij, kjo përkrahje financiare është e dedikuar për pagesën e borxheve të kompanisë të krijuara në vitet para zgjedhjes time si Kryeshef, ani pse borxhet paraprake janë shumë më të mëdha, pasi që në vitin të cilin po e lëm pas nuk kemi krijuar borxhe ndaj operatorëve ekonomik, raporton 02PRESS.com
“Në emër të KRM “Uniteti” falënderoj Qeverinë e Kosovës dhe MZhE-në, duke besuar që në të ardhmen do të mbeshtetemi edhe shumë më shumë për shkak të punës specifike”, u shpreh Morina, përmes një postimi në profilin e tij zyrtar në rrjetin shoqëror “Facebook”.
Njoftimi i plotë:
Si rezultat i një punë të jashtëzakonshme me shumë të arritura, përkundër sfidave e pengesave nga akterë të caktuar institucional dhe jo vetëm, Qeveria e Kosovës përmes Ministrisë së Zhvillimit Ekonomik e ka subvencionuar me 147 000 euro për fundvit KRM “Unitetin”.
Kjo përkrahje financiare është e dedikuar për pagesën e borxheve të kompanisë të krijuara në vitet para zgjedhjes time si Kryeshef, ani pse borxhet paraprake janë shumë më të mëdha, pasi që në vitin të cilin po e lëm pas nuk kemi krijuar borxhe ndaj operatorëve ekonomik.
Në emër të KRM “Uniteti” falënderoj Qeverinë e Kosovës dhe MZhE-në, duke besuar që në të ardhmen do të mbeshtetemi edhe shumë më shumë për shkak të punës specifike.
P.S.: Me rastisi të shoh një reagim të Telekomit të Kosovës për mos subvencionim nga Qeveria përmes MZhE-së. Porosia ime për menaxhmetin e tyre do të ishte që të punojnë më shumë, ta zvogëlojnë luksin dhe shpenzimet e kota, pastaj përkrahja do të vjen patjetër edhe për ta.
https://www.facebook.com/benni.morina.54/posts/625292438242081