Kryesia e AAK-së: Taksa ndaj produkteve të Serbisë të mos hiqet
07 shkurt 2019
| 22:09
Këshilli Drejtues dhe Kryesia e AAK-së, në një mbledhje të mbajtur nën drejtimin e kryetarit të AAK-së, njëherësh edhe kryeministër i vendit, Ramush Haradinaj, me votë kanë rikonfirmuar tri principe bazë me të cilat do të udhëhiqet kjo forcë politike, kjo në raport me procesin e dialogut me Serbinë.
Forumet më të larta të AAK-së janë përcaktuar për respektim të Kushtetutës së Kosovës dhe Deklaratës së Pavarësisë së 17 Shkurtit; Dialog pa kushte me Serbinë dhe taksa në produktet e Serbisë dhe Bosnje Hercegovinës, të mos hiqet deri në njohjen e ndërsjellë.