Kryesia e degës së Nismës në Gjakovë diskuton për zhvillimet në parti dhe qeverisjen lokale
27 mars 2019
| 23:47
Kryetari degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, Fazli Hoxha, ka bërë me dije se të mërkurën ka mbajtur takimin me Kryesinë e degës, ku është diskutuar për ecurinë në këtë parti dhe për qeverisjen lokale në Gjakovë.
“Takim me Kryesinë e degës së Nismës Socialdemokrate në Gjakovë, ku diskutuam për mobilizimin e strukturave të partisë, fuqizimin dhe koordinimin e aktiviteteve me anëtarët”, ka shkruar Hoxha në llogarinë e vet në “Facebook”.
“Po ashtu, temë diskutimi ishte edhe puna dhe angazhimi i Nismës Socialdemokrate në qeverisjen komunale në Gjakovë, dhe angazhimin e mëtutjeshëm në të mirë të qytetarëve të Komunës së Gjakovës”, ka shkruar ai.
/Epoka e re/