Kryesia e Kuvendit diskuton për caktimin e interpelancës ndaj ministrit Murati

31 maj 2021 | 10:46

Anëtarët e Kuvendit të Kosovës sot mblidhen në orën 12:00 për të diskutuar pikat e rendit të ditës dhe përgatitjet për seancën e re plenare.

Në një nga pikat e rendit të ditës do jetë edhe interpelanca me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për faljen e gjobave ndaj bizneseve të prekura nga situata e pandemisë Covid-19.

“Interpelancë me ministrin e Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati për çështjen ‘Falja e gjobave bizneseve të prekura nga situata me Covid-19′”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Po ashtu, kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Berat Rukiqi në një konferencë për medie i kishte bërë thirrje Qeverisë për faljen e gjobave që janë shqiptuar gjatë kërkesave për zbatimin e masave dhe mundësinë për një amnisti fiskale për bizneset.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Zinedine Zidane e ka akuzuar presidentin e Real Madridit,…