Kryesia e Kuvendit mban mbledhje, në rend dite votimi për themelimin e një komisioni hetimor
Kryesia e Kuvendit të Kosovës mban sot mbledhjen e radhës, ndërkaq në rend dite ka shumë pika.
Mbledhja e Kryesisë mbahet në ora 11:00.
Rendi i ditës
Miratimi i procesverbalit të mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
Pika e papërfunduar nga Seanca e Jashtëzakonshme, e mbajtur më 28 mars 2024:
Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar për procedurat e prokurimeve të negociuara pa publikim të njoftimit për kontratë, në ministri dhe në ndërmarrje publike qendrore.
Seanca plenare e shtyrë nga data e paraparë që të mbahet më 24 maj 2024:
Shqyrtimi i Projekt-Rezolutës për tre vjet qeverisje.
Propozimi i rendit të ditës për Seancën plenare të radhës:
Miratimi i procesverbaleve të seancave të mëparshme,
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Votimi i Projektligjit nr.08/L-309 për ratifikimin e Marrëveshjes së financimit, për programin e parë për “Financimin e politikave zhvillimore për efektivitetin fiskal, konkurrueshmërinë dhe rritjen e gjelbër”, në mes të Republikës së Kosovës e përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Votimi i Statutit të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina” në Prishtinë,
Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-212 për shëndetin riprodhues dhe fertilizim të asistuar mjekësor,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-266 për gjendjen civile,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-300 për provimin e maturës shtetërore,
Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-296 për të huajt,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-277 për Sport,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-264 për Rininë
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-265 për regjistrin e pronarëve përfitues,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-256 për falimentimin,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-225 për Agjencinë e Inteligjencës dhe Sigurisë së Mbrojtjes,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-261 për mbrojtje nga zjarri,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-267 për letërnjoftimin,
Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-274 për Shërbimet Private të Sigurisë,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-304 për bankat,
Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-305 për ofruesin e shërbimeve të navigacionit ajror,
Votimi për themelimin e Komisionit Hetimor Parlamentar mbi përgjegjësitë ekzekutive të Ministrisë së Drejtësisë në raport me zjarret e dyshimta në Institutin e Mjekësisë Ligjore, zhdukjen e mostrave në rastin e Astrit Deharit dhe çdo veprimi e mosveprimi të kësaj ministrie që ka cenuar pavarësinë dhe përgjegjësitë ligjore të këtij instituti,
Themelimi i Komisionit Hetimor Parlamentar për procesin e përllogaritjes së borxheve të kompanive ambalazhuese të ujit, si dhe mënyrën dhe bazën e shlyerjes së borxheve nga Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës.
Votimi i Projekt-rezolutës për adresimin e gjetjeve të Raportit të Departamentit Amerikan të Shtetit-DASH,
Shqyrtimi i Projektkodit të sjelljes për deputetët e Kuvendit të Republikës së Kosovës,
Shqyrtimi i Projekt-Deklaratës për raportet e Republikës së Kosovës me Shtetet e Bashkuara të Amerikës,
Shqyrtimi i Projekt-rezolutës për adresimin e çështjes së emigrimit të qytetarëve nga Republika e Kosovës,
Raportimi i Qeverisë së Republikës së Kosovës për progresin mbi zbatimin e Objektivave të Zhvillimit të Qëndrueshëm dhe reflektimin e Agjendës Transformuese të Kosovës në buxhet dhe politika qeveritare,
Shqyrtimi i Programit Kombëtar për Integrim Evropian 2024-2028,
Themelimi i Komisionit Ad-Hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, prej tyre, një nga komuniteti shqiptar dhe një nga komuniteti serb.