Kryesia e Kuvendit mblidhet pas kërkesës së qeverisë rreth seancës për ushtrinë

05 janar 2021 | 13:42

Kryesia e Kuvendit të Kosovës do të mblidhet sot në orën 15:00 për të vendosur për mbajtjen e seancës së jashtëzakonshme ku pritet votimi për angazhimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në Misionet Paqeruajtëse.

Lajmin e ka bërë me dije Bekim Kupina, këshilltar për medie i kryetares së Kuvendit.

“Sot në ora 15:00 do të jetë mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, në të cilën do të shqyrtohet kërkesa e Qeverisë për angazhimin e FSK-së në misione paqeruajtëse”, ka thënë Kupina.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Shërbimi Korrektues i Kosovës (ShKK) ka njoftuar se mbrëmë rreth…