Kryesia e Kuvendit mblidhet të hënën, ky është rendi i ditës

10 qershor 2022 | 16:11

Kryesia e Kuvendit e Kosovës do të mblidhet të hënën në orën 11:00. Lajmin e ka bërë me dije zyra për informim e Kuvendit.

Në këtë mbledhje në rend ditë  është edhe Projektligji për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore.

Kundër këtë projektligji kanë protestuar këtë javë veteranët e UÇK-së, të cilët kanë paralajmëruar përsëri protesta nëse veteranët nuk përfshihen në ligjin që rregullon pagën minimale.

Njoftimi i plotë:

Rendi i ditës

  1. Miratimi i procesverbalit i mbledhjes së mëparshme të Kryesisë së Kuvendit,
  2. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 22, 23, 24 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:
  3. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-104 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjit nr. 03/L-040 për vetëqeverisjen lokale.

III. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 24, 25 shkurt, 16 mars dhe 14 prill 2022:

  1. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-023 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr. 03/L-064 për festat zyrtare në Republikën e Kosovës.
  2. Pika e papërfunduar nga Seanca plenare, e mbajtur më 7 dhe 14 prill 2022:
  3. Zgjedhja e një (1) anëtari të bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga radha e komunitetit serb,
  4. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, e mbajtur më 14, 19 prill, 11 dhe 19 maj 2022:
  5. Votimi i Mocionit nga debati parlamentar në lidhje me situatën e sigurisë në vend.
  6. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 5, 11, 13 maj dhe 6 qershor 2022:
  1. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-142 për ndryshimin dhe plotësimin e ligjeve që përcaktojnë shumën e beneficionit në lartësi të pagës minimale, procedurat e caktimit të pagës minimale dhe shkallët tatimore në të ardhurat personale vjetore,
  2. Votimi në parim i Projektligjit nr.08/L-143 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.08/L-066 mbi ndarjet buxhetore për Buxhetin e Republikës së Kosovës për vitin 2022,
  3. Emërimi i Komisionit për Mbrojtjen e Konkurrencës,
  4. Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për një (1) anëtar të Bordit të Radiotelevizionit të Kosovës, nga komuniteti shqiptar.

VII. Pikat e papërfunduara nga Seanca plenare, mbajtur më 26 maj dhe 6 qershor 2022:

  1. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr. 08/L-033 për provimin e jurisprudencës,
  2. Votimi në lexim të dytë i Projektligjit nr.08/L-052 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.05/L-010 për Agjencinë Kosovare për Krahasim dhe Verifikim të Pronës,
  3. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-070 për pijet e forta alkoolike,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit 08/L-010 për krijimin e infrastrukturës kombëtare të informacionit hapësinor në Republikën e Kosovës,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-027 për mbeturinat nga industritë nxjerrëse të mineraleve,
  6. Zgjedhja e pesë (5) zëvendësve të Avokatit të Popullit,
  7. Zgjedhja e një (1) anëtari të Komisionit të Pavarur për Media.

VIII. Konfirmimi i rendit të ditës për seancë plenare të radhës:

  1. Deklarimet jashtë rendit të ditës,
  2. Pyetjet parlamentare,
  3. Miratimi i procesverbalit nga Seanca plenare e mëparshme,
  4. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-115 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit nr.04/L-021 për akcizën në produktet e duhanit,
  5. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr.08/L-136 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 06/L-056 për Këshillin Prokurorial të Kosovës,
  6. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-075 për markat tregtare,
  7. Shqyrtimi i dytë i Projektligjit nr. 08/L-025 për mbrojtjen e ajrit nga ndotja,
  8. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-134 për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit nr. 04/L-101 për fondet pensionale të Kosovës, i plotësuar dhe ndryshuar me Ligjin nr. 04/L-115, me Ligjin 04/L-168 dhe Ligjin nr. 05/L-116,
  9. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr. 08/L-137 për pyjet,
  10. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-146 për zbatimin e sanksioneve financiare ndërkombëtare të shënjestruara,
  11. Shqyrtimi i parë i Projektligjit nr.08/L-145 për parandalimin dhe kontrollin e integruar të ndotjes,
  12. Shqyrtimi i kërkesës së Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike për zgjatjen e mandatit,
  13. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me procesin e vendimmarrjes në sektorin e energjisë për periudhën 2006-2022, në nivelin legjislativ, ekzekutiv, rregullator dhe në ndërmarrje publike,
  14. Miratimi i buxhetit të Komisionit Hetimor Parlamentar lidhur me menaxhimin e krizës energjetike nga Qeveria e Republikës së Kosovës,
  15. Propozimi i grupeve parlamentare për zëvendësimin e anëtarëve në Komisionet Hetimore Parlamentare,
  16. Emërimi i kryetarit dhe katër (4) anëtarëve të Bordit në Organin Shqyrtues të Prokurimit,
  17. Përzgjedhja e kandidatit për një (1) anëtar jo-ekzekutiv të Bordit të Bankës Qendrore të Republikës së Kosovës,
  18. Formimi i Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore në Kosovë,
  19. Shqyrtimi i raportit vjetor të performancës së Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021,
  20. Shqyrtimi i Raportit vjetor financiar i Zyrës Kombëtare të Auditimit për vitin 2021.

Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Llapit ka njoftuar se mbrojtësi i djathtë, Benjamin…