
Kryesia e Kuvendit nesër mban mbledhje, ky është rendi i ditës
Kryesia e Kuvendit nesër ( e hënë) do të mbajë mbledhje nga orën 11:00, ku në rend të ditës do të jenë marrëveshjet ndërkombëtare, të cilat në dy seancat e kaluara nuk kanë marrë përkrahjen e deputetëve.
Po ashtu në këtë mbledhje pritet të vendoset për vendoset për disa çështje që kanë të bëjnë me fushëveprimtarinë e Kuvendit të Kosovës, raporton “Epoka e re”.
Rendi i plotë i ditës:
I. Miratimi i procesverbalit nga mbledhja e mëparshme e Kryesisë së Kuvendit,
II. Pikat e papërfunduara nga seanca plenare, e mbajtur më 11 dhe 23 qershor 2020:
Votimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për financim ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim për Projektin e Fuqizimit të Sektorit Financiar,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Hua ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim për Projektin e Zhvillimit të Ujërave të Zeza në Gjilan,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes për Financimin e Projektit për Kadastër të Patundshmërisë dhe Infrastrukturë Gjeohapësinore ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Asociacionit Ndërkombëtar për Zhvillim,
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Dogana 2020”, dhe
Shqyrtimi i Projektligjit për ratifikimin e Marrëveshjes ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Republikës së Kosovës mbi pjesëmarrjen e Kosovës në Programin e Bashkimit “Fiskalis 2020”.
III. Vazhdimi i Seancës plenare, të filluar më 23 qershor 2020:
Votimi i propozim-rezolutës nga raportimi i Kryeministrit të Republikës së Kosovës dhe debati parlamentar lidhur me dialogun Kosovë-Serbi.
Përgatitjet për seancën plenare të radhës:
Deklarimet jashtë rendit të ditës,
Pyetjet parlamentare,
Miratimi i procesverbalit/eve nga seancat e mëparshme,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për shtatë (7) anëtarë të Këshillit të Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës,
Formimi i Komisionit Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për dy (2) anëtarë të Bordit të Ankesave të Komisionit të Pavarur të Mediave.
Shqyrtimi i propozimeve dhe i kërkesave