
Kryesia e Kuvendit nesër vendos për debatin parlamentar për dëbimin e turqve
03 prill 2018
| 16:37
Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër (e mërkurë), në orën 10:00, pritet ta shqyrtojë kërkesën e 40 deputetëve për mbajtjen e debatit parlamentar lidhur me rastin e deportimit të gjashtë shtetaseve të Republikës së Turqisë.
Kjo kërkesë është parashtruar nga grupi parlamentar i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dhe është mbështetur nga disa deputetët të partive të tjera.