
Kryesia e Kuvendit nesër vendos për seancën e jashtëzakonshme për taksën 100 për qind
27 shkurt 2020
| 16:51
Kryesia e Kuvendit të Kosovës nesër ( e premte) do ta shqyrtojë kërkesën e 41 deputetëve për thirrjen e seancës së jashtëzakonshme të Kuvendit për çështjen e taksës.
Kjo mbledhje do të mbahet në orën 14:00, në të cilën do të vendoset se në cilën ditë do të mbahet seanca për taksën 100 për qind, cila është iniciuar nga grupi parlamentar i AAK-së, por që ka marrë mbështetjen edhe të deputetëve të PDK-së dhe Nismës.